Maqedonia e Veriut ia tregon kushtin Kosovës për eksport mallrash
Rasati i peshqve, vezët e peshqve dhe peshqit e vegjël do të mund të eksportohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut vetëm me një kusht. Kushti është që Kosova të ofrojë garanci që malli i importuar të jetë i sigurt për shëndetin.
Ndalesa sipas Trajan Dimkovsikit, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizmit të Ujërave në Maqedoninë Veriore ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, por kjo ka të bëjë edhe me respektimin e standardeve evropiane, thonë kompetentët.
“Së shpejti do të merr leje për eksportimin e peshkut të freskët në tregun Evropian. Kjo është diçka për të cilën kemi punuar për një kohë të gjatë, dhe themi se ndalesa nuk vlen vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet që nuk kanë realizuar monitoring, e as garanci se materiali që sjellin në vendin tonë është i shëndetshëm”, deklaroi Trajan Dimkovski, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave në Maqedoninë Veriore.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, masën e autoriteteve në Shkup e quajti një barrierë tregtare, duke kërcënuar me masa reciproke për produktet maqedonase.