75 Mall Live Search
19:10 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Maqedonia e Veriut mbyll shkollat, çerdhet dhe universitetet

Të gjitha çerdhet, shkollat fillore e të mesme dhe universitetet në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur për 14 ditë.

Vendimi i qeverisë erdhi pas rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe bëri thirrje që masat dhe apelet t’i respektojnë të gjithë qytetarët dhe institucionet.

Nxënësit dhe qytetarët të tjerë të qëndrojnë në shtëpi dhe këtë masë të mos e keqpërdorin për shëtitje sidomos në ambiente të mbyllura./Alsat/