75 Mall Live Search
18:34 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / Blerim

Maqedonia e Veriut me numra të frikshëm, 26 të vdekur dhe 700 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, raportoi se 26 pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19.

Ndërkohë autoritetet shtojnë se nga 2.562 testime të realizuara u regjistruan 758 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë konfirmuar: 324 janë në Shkup, 43 Kumanovë, 22 Shtip, Prilep 46, Tetovë 21, Strugë 27, Veles 26, Manastir 23, Ohër 28, Kavadar 36, Gostivar 32, Gjevgjeli 17, Strumicë 26, Kriva Pallankë 3, Radovish 5, Koçani 19, Kërçovë 14 dhe qytete tjera.