Maqedonia e Veriut me shqiptarë mbërrin në Portugali, e synon kualifikimin historik në Botëror

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është duke synuar befasinë e radhës dhe kualifikimin për herë të parë në një Kampionat Botëror.
Pas fitores ndaj Italisë, Maqedonia e Veriut tani do të përballet me Portugalinë në finale të play-offit, me fituesin që do të sigurojë pjesëmarrjen për në Botërorin “Katar 2022”.

Përfaqësuesja maqedonase sonte ka mbërritur në qytetin e Portos, atje ku do të zhvillohet edhe ndeshja.
Federata e Futbollit e Maqedonisë ka publikuar disa pamje pas mbërritjes atje.

Ndryshe, ndeshja finale mes Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet më 29 mars.