75 Mall Live Search
14:18 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Maqedonia e Veriut në NATO, Rumania ratifikon protokollin

Senati rumun sot votoi me 95 vota në favor të ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili edhe përshëndeti këtë vendim me një fjalë rasti.

“Edhe njëherë, Rumania e demonstroi përkushtimin e vet, miqësinë dhe mbështetjen ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin e përcaktimit të vet euroatlantik, duke mundësuar një koherencë dhe ardhmëri të përbashkët. Më lejoni që sinqerisht të falënderoj në emrin tim personal, në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emër të qytetarëve tanë, është nder që jeni miqtë dhe partnerët tanë të vërtetë”, deklaroi Xhaferi./