Maqedonia e Veriut nis ndeshjet e sotme me një minutë heshtje, në nderim të viktimave, në Shqipëri
Tërmeti që goditi Shqipërinë ditën e djeshme ka bërë që futbolli në vend të shtyhet për këtë javë dhe të njëjtën gjë bëri edhe Kosova me ndeshjet e Kupës, të planifikuara të luheshin sot dhe u vendos të luhen nesër.
Ndërkohë, zisë kombëtare të Shqipërisë, i është bashkuar edhe Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut.
Ata kanë vendosur që të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sot për Kampionatin maqedonas, do të nisin me një minutë heshtje.
Ky vendim u mor nga Federata e Futbollit e MV -së duke respektuar personat që humbën jetën nga shembjet e ndërtesave për shkak të tërmetit.
Natyrisht në Maqedoni të Veriut jetojnë shqiptarë të shumtë të cilët nuk i kanë kursyer ndihmat e tyre për vendin tonë dhe këtij solidarizimi tashmë do t’i bashkohen të gjitha klubet e futbollit dhe futbollistët.