Maqedonia e Veriut publikon listën, fton gjashtë lojtarë shqiptarë

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit shtator.
Në listë figurojnë gjashtë emra shqiptarë, që janë ftuar nga trajneri Blagoja Milevski, shkruan Indeksonline
Ezgjan Alioski, Visar Musliju, Isnik Alimi, Reshat Ramadani, Enis Bardhi dhe Elif Elmas, janë lojtarët shqiptarë që do luajnë për Maqedoninë në këto dy ndeshje.
Fillimisht Maqedonia e Veriut luan miqësore ndaj Arabisë Saudite dhe më pas ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës ndaj Lihtenshtejnit./Indeksonline/