75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / Blerim

Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria po koordinohen të që sigurojnë vaksinën COVID 19

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas përfundimit të samitit të Mini-Shengenit theksoi se memorandumi i nënshkruar do të lehtësojë jetën qytetarëve të të tre vendeve dhe do të vendosë një bazë të fortë bashkëpunimi mes tre vendeve. Ai gjithashtu theksoi se qytetarët e tre vendeve që do të infektohen me Covid-19 në vendin tjetër do të trajtohen falas.

“Që nga sot do të punojmë për koordinim për të siguruar vaksinën për Covid-19 për qytetarët tanë. Do të mbështesim dhe do të ndihmojmë njëri-tjetrin në momente nëse vjen deri te mbingarkesa e sistemeve shëndetësore. Hapim “koridore të gjelbra” për udhëtim të qytetarëve tanë si dhe të operatorëve ekonomikë. Shtetasit, por mbi gjitha operatorët ekonomikë të këtyre tre shteteve, do të udhëtojnë pa pasur nevojë për PCR-test, natyrisht duke respektuar masat, që janë thuajse identike”, është shprehur Zaev.

Samiti i Mini-Shengenit Ballkanik u mblodh ditën e sotme për të marrë një vendim të përbashkët për të parandaluar përhapjen Covid-19. Në mbledhjen online morën pjesë 3 shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat ishin Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ku dhe nënshkruan një memorandum të përbashkët në lidhje me menaxhimin e situatës së Covid-19.