75 Mall Live Search
23:33 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / OSH

Maqedonia e Veriut, vendi më miqësor në rajon për Kosovën dhe Shqipërinë

Maqedonia e Veriut është njëri nga shtetet më mike të rajonit për Shqipërinë, pas Kosovës.

Kjo u bë e ditur në një sondazh të realizuar nga Euronews Albania me shtetas të Shqipërisë. Pra, 54 përqind e shqiptarëve menduan se Shkupi është më mik për Tiranën se sa qytetet tjera të rajonit, pas Prishtinës.

Ky sondazh, tutje tregon se Mali i Zi është shteti i tretë me 21 përqind më mik për shqiptarët.

Kur vjen puna tek Kosova, shtetet më mike sipas shqiptarëve pas Shqipërisë, janë Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Sondazhi është realizuar ndaj 1 mijë njerëzve në nëntor të këtij viti.