Maqedonia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, deklaroi sot se nuk do të marr vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
“Unë nuk mendoj se ka nevojë për një gjendje të re emergjente,” tha Pendarovski në një fjalim televiziv para qytetarëve.
Gjendja e jashtëzakonshme kishte filluar në mars, por që ishte ndërprerë në maj, për të zgjatur përsëri dy herë nga 15 ditë, shkruan Indeksonline.
Pendarovski ka thënë se data e re e zgjedhjeve në Maqedoni nuk do të caktohet aktualisht.
Ai u bëri thirrje liderëve të dy partive më të mëdha – LSDM-së Zoran Zaev dhe VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski që të takohen sot për të gjetur një zgjidhje duke i vendosur interesat shtetërore mbi interesat personale dhe partiake.
Në Maqedoninë veriore, janë konfirmuar 3,364 raste të koronavirusit, dhe 164 njerëz kanë vdekur deri më tani./Indeksonline/