19:03 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Maqedonia kaplohet nga shirat, disa vende rrezikohen nga përmbytjet

Shira të rrëmbyeshëm kanë kapluar pasditën e sotme gjithë territorin e Maqedonisë.

Rreshjet intenzive kanë filluar në orët e pasditës, derisa gjatë natës pritet të bien deri në 25 litra në një metër katror, shkruan Indeksonline.

Rreshje të shumta të shiut pritet të bien veçanërisht në pjesët perëndimore të Maqedonisë, kurse njëashtu rrezikohet edhe dalja nga shtrati e lumit të Vardarit, Treskës, Cërnas, Radikës, Sateskës, Drinit të Zi dhe Golemas (Resnjë).

Këto reshje pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Indeksonline/