75 Mall Live Search
22:31 / E Diele, 31 Tetor 2021 / AR

Maqedonia pa kryeministër, jep dorëheqje Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Dorëheqja e tij vije në daljen e parë pas këtyre zgjedhje, ku vet ai vlerësoi si një humbje të madhe.

Ai ka dhënë dorëheqjen edhe si kryetar i LSDM-së.

“I përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së.

Do të qëndroj ende këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ka ekziston dhe mund të rritet. Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së dhe pjesë e popullit tonë”, ka shtuar Zaev./Indeksonline/