Maqedonia paralajmëron pikë pagesa të reja rrugore
Nga maji i vitit të ardhshëm do të fillojë të paguhet taksë rrugore në autostradën e re Demir Kapi-Smokvicë. Nga maji i vitit të ardhshëm do të fillohet të paguhet taksë rrugore në autostradën e re Demir Kapi- Smokvicë.
Dy pikë-pagesat e reja në Demir Kapi dhe në Gjevgjeli janë duke u ndërtuar dhe duhet të përfundojnë deri në fund të prillit. Por, përveç këtyre dy pikë-pagesave të reja, janë planifikuar edhe tri në autostradat e reja.
Vitin e ardhshëm taksë rrugore do të paguhet edhe në dy pikë-pagesa rrugore që do të vendosen në autostradën Milladinovc-Shtip, ndërsa një pikë-pagesë është parashikuar në autostradën Kërçovë-Ohër, pasi që të ndërtohet.
Drejtori i Agjencisë për rrugë Zoran Kitanov paralajmëron se deri në fund të vitit pagesë elektronike të taksave rrugore do të ketë në autostradën nga Kumanova drejt Shkupit, e deri në Kavadar.