75 Mall Live Search
15:00 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Mara Gomez bëhet futbollistja e parë transgjinore që luan futboll

Sulmuesja e skuadrës Lanus në Argjentinë, Mara Gomez, është bërë futbollistja e parë transgjinore që luan futboll.

23- vjeçarja mori miratimin e Federatës së Futbollit të Argjentinës që të luajë në ndeshje kundër Villa San Carlosit, që skuadra e saj e humbi me rezultat 7:1, transmeton Indeksonline.

“Kur unë fillova, futbolli ishte një terapi për mua dhe unë e shihja si ëndërr të realizueshme që të luaja futboll në ligën kryesore”, tha ajo për ESPN-në.

Skuadra e Lanusit ia dha numrin 10-të Mara Gomezit./Indeksonline/