Maradona lirohet nga spitali, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Legjenda argjentinase, Diego Maradona është liruar sot nga spitali, pas një operacioni të kryer me sukses në tru.
Pas më shumë se dy jave që nga operacioni i tij, Maradona sot është liruar për tu trajtuar tutje nga shtëpia, shkruan IndeksOnline
“Ai po kalon një prej momenteve më delikate të jetës së tij”, tha avokati i Maradonës, Matias Morla.
“Fatkeqësisht, ai nuk është duke u ndier mirë dhe do të bëhet gjithçka që ai të shërohet”.
“Gjëja më e rëndësishme është që ai po përpiqet që të shërohet. Në këtë moment ai ka nevojë për dashuri dhe qetësi”, përfundoi ai.