75 Mall Live Search
08:28 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Maradona arrin fitoren e parë, vjen urimi nga ish-klubi i tij

Ekipi që Maradona po e menaxhon, Gimnasia shënoi fitoren e parë pas 9 xhirove duke e mposhtur në udhëtim ekipin, Godoy Cruz me rezultat 4:2.

Pas kësaj fitoreje, Maradona ka marrë urime edhe nga ish-klubi i tij, Napoli, shkruan Indeksonline.

“Dhe i gjithë pylli këndonte, Maradona, Maradona. Urime Diegoa Maradona për triumfin e parë si menaxher i Gimnasias” – u tha në postimin e ekipit italian.

Bashkangjitur me postimin ishte një foto e Maradonës gjatë kohës kur luante me Napolin./Indeksonline/