Maradona e kalon me sukses operimin në tru

Legjenda argjentinase Diego Maradona i është nënshtruar operacionit në tru, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua të martën.
Doktori personal i tij, Leopoldo Luque ka konfirmuar se intervenimi është kryer me sukses, transmeton Indeksonline.
“Situata është nën kontrollë. Ai është ballafaquar mirë me operimin” deklaroi Luque.
Maradona tani po qëndron i shtrirë në një spital në Buenos Aires ku po merr tretmanin mjekësor.
Mijëra tifozë argjentinas kanë dalë në përkrahje duke qëndruar afër spitalit.
/Indeksonline/