17:39 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Maradona këshillon Realin: Shiteni sa më parë këtë lojtar

Legjenda argjentinase ka folur ne një intervistë për “AS” për Realin e Madridit duke iu dhënë atyre disa këshilla për merkaton. Ai deklaroi se e kishte këshilluar Perezin gjatë verës për të blerë Mbape-n, por ai kishte refuzuar.

“Ata duhet ta shesin Bale, duhet ta japin atë sa më parë. Ndoshta Perez mund të bëjë një marrëveshje dhe ta shesë atë të Milani ose Interi.

Dhe në vend të tij Reali duhet të blejë Mbappe, sepse ai do të jetë e ardhmja. Madje ia kam këshilluar Perezit edhe më parë atë, por ai më tha që kishte Ronaldon në ekip”, deklaroi Maradona.