13:59 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Maradona s’po bëhet rehat, gati të largohet nga posti i trajnerit

Diego Armando Maradona, trajner i Dorados de Sinaloa, e la hapur daljen e tij nga skuadra meksikane. Ish futbollisti më i mirë në botë ka disa arsye se pse dëshiron të lë skuadrën që është duke e udhëhequr që disa muaj.

Argentine legend Diego Maradona, coach of Mexican second-division club Dorados, yells to his players during a football match against Venados de Merida, in Culiacan, Sinaloa State, Mexico, on April 5, 2019. (Photo by RASHIDE FRIAS / AFP)

“Janë disa gjëra të çuditshme këtu.Unë do të flas me presidentin, ndoshta do të lë Dorados. Unë nuk kam asnjë kontratë të nënshkruar me askënd. Unë do t’i stërvisë djemtë siç kam bërë deri më sot. Unë do të flas edhe me gruan time para se të marr një vendim të radhës” ka thënë Maradona.

Rezultatet e argjentinasit me skuadrën nuk janë shumë të kënaqshme dhe është përfolur që disa ditë largimi i tij nga Dorados./Indeksonline/