75 Mall Live Search
23:24 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

‘Maraklitë e kerreve’ brenda tri orëve mbledhin mbi 2 mijë euro për Unikun e vogël

Orë më parë në rrjetet sociale është shpërndarë një apel për ndihmë.

Bëhet fjalë për një djalë pesëmuajsh i cili është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë e për trajtimin e së cilës nevojitet një shumë e madhe parash.

Mirëpo, fatmirësisht për më pak se tri orë, nga një grup i adhuruesve të veturave në Facebook, janë mbledhur mbi 2 mijë euro, shkruan Indeksonline.


Apeli i familjarëve për ndihmë ende vazhdon ndërsa më poshtë mund të gjeni të gjitha të dhënat ku mund të ndihmoni.