75 Mall Live Search
20:47 / E Shtunë, 09 Gusht 2025 / G T

Marash Kumbulla drejt rikthimit tek Espanyoli

Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, mund të jetë gati për një tjetër aventurë në “La Liga”.

Sipas mediave italiane, qendërmbrojtësi i Romës është rikthyer fuqishëm në listën e dëshirave të Espanyolit, klub ku ai ka luajtur më parë si i huazuar dhe ku la përshtypje pozitive.

Aktualisht, 24-vjeçari është kthyer te Roma pas përfundimit të huazimit te Real Madridi, por e ardhmja e tij në kryeqytetin italian nuk është e sigurt.

Drejtuesit verdhekuq po shqyrtojnë mundësinë për ta lënë sërish në huazim, me Espanyolin që shihet si një nga kandidatët kryesorë për të siguruar shërbimet e tij.

Drejtori sportiv i klubit katalanas, Fran Garagarza, ka pranuar se skuadra po punon intensivisht për të përforcuar repartin e mbrojtjes në këtë merkato vere.

Nëse marrëveshja konkretizohet, Kumbulla do të ishte afrimi i katërt për mbrojtjen e Espanyolit këtë verë.

Kumbulla ka qenë një titullar në takimin e fundit për kombëtaren shqiptare dhe një rikthim në “La Liga” mund t’i japë atij minutat dhe stabilitetin që i duhen para ndeshjeve të rëndësishme të kuqezinjve.