Marash Kumbulla piketohet nga ish-trajneri i tij

Mourinho ka deklaruar që Marash Kumbulla nuk do të largohet nga Roma, por ish-trajneri i mbrojtësit, Ivan Juric nuk mendon kështu.
Juric është në krye të stolit të Torinos por e njeh shumë mirë Kumbullën kur e kishte nën urdhërat e tij te Hellas Verona.
Qendërmbrojtësi më i përfolur në Serie A për këtë merkato, Bremer, i cili luan për Torinon pritet të largohet këtë verë, dhe Juric po mendon ta zëvendësojë me Kumbullën.
Sipas “Corriere dello Sport”, Roma do të kërkonte 20-25 milionë euro për kartonin e lojtarit të kombëtares së Shqipërisë, por Torino nuk është në gjendje të paguajë aq dhe për këtë gjë, po mendon të përdorë ndonjë formulë tjetër.
Teknikui kroat i Torinos ka marrë përsipër tentativën për transferimin e Kumbullës në Torino.