Marash Kumbulla shënon për Veronën
Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla ka shënuar gol në ndeshjen e Veronës ndaj Sampdorias në minutën e 9-të.
Mbrojtësi 19-vjeçar po impresionon me paraqitjet e mira dhe po e dëshmon që e meriton një vend në kombëtaren e Shqipërisë.
Në formacionin e Veronës, bën pjesë edhe reprezentuesi kosovar, Amir Rrahmani.
Me një fitore të mundshme, Verona arrin kuotën e 9 pikëve nga 7 ndeshje, ndërsa Sampdoria ngel në vendin e fundit në tabelë me vetëm 3 pikë./Indeksonline/