75 Mall Live Search
11:21 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Marc Gasol gjobitet me 15 mijë dollarë për një deklaratë në TV

Basketbollisti spanjoll i Memphisit, Marc Gasol, është gjobitur me 15,000 dollarë për një deklarate të papërshtatshme në TV pas ndeshjes, bëri të ditur liga amerikano-veriore e basketbollit (NBA).

“Marc Gasol u dënua për përdorimin e gjuhës së pahijshme në një intervistë direkte”, theksoi NBA.

Kjo deklarate e tij u bë, pasi Memphis fitoi (95-92) kundër Minesotës të hënën në mbrëmje, e para pas 11 humbjeve radhazi.