75 Mall Live Search
16:33 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

MARCA: Është kryer, Hazard mund të quhet lojtar i Real Madrid-it

Sulmuesi i Chelsea-t, Eden Hazard, do të nënshkruaj për Real Madridin dhe transferimi i tij tek “Los Blancos” do të mbyllet në ditët e ardhshme. Kështu shkruan MARCA, gazeta spanjolle e cila është e afërt me klubin madrilen.

Tre palët – Chelsea, Real Madrid dhe vetë lojtari – janë afër arritje së marrëveshjes të plotë dhe belgu do të udhëtoj në Madrid ku do të qëndroj për gjashtë sezonet e ardhshme.

Sic ka mësuar MARCA, Zidane javën e kaluar dha miratimin e tij për transferimin e Hazard.

Zidane pëlqen shumë stilin e lojës së Hazard, shpejtësinë dhe teknikën që ka, një karakteristikë që i mungon për momentin në skuadrën e tij.

Klubi madrilen iu afrua transferimit të Hazard verën e kaluar, por Chelsea kërkoi 200 milionë euro dhe “Los Blancos” u tërhoqën. /IndeksOnline/