MARCA shkruan për Prishtinën: “Para se të vinin, bënë homazhe te heronjtë e tyre”

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës.
Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme në kuadër të UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline
Gazeta e njohur spanjolle MARCA, ka shkruar për ekipin kosovar.
“Para se të nisen për në Barcelonë, ekipi i Prishtinës bën homazhe te heronjtë e tyre: Fadil Vokrri dhe Adem Jashari”
Ndeshja mes Barcelonës dhe Prishtinës zhvillohet sonte nga ora 18:30/IndeksOnline/
