23:58 / E Shtunë, 23 Maj 2020

MARCA publikon “bombën”: Barça nxjerr gjithë skuadrën në shitje, vetëm 5 lojtarë nuk preken

Barcelona pritet të përfshihet nga një revolucion i vërtetë.

Super skuadra e katalanasve rrezikon të copëtohet në mënyrë drastike si pasoje e krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, shkruan e përditshmja spanjolle Marca.

Domosdoshmëria për të mbushur arkat shtyn blaugranat që të shesin shumë lojtarë të cmuar. Gjithmonë sipas burimeve spanjolle, pothausje gjithë skuadra është nxjerrë në merkato, ku vetëm 5 lojtarë duke se kanë vendin të sigurt: Leo Messi, Antoine Griezmann, Pique, De Jong, Marc Andre ter Stegen dhe Ansu Fati.

Këta pesë yje do të jenë baza për të ndërtuar Barcelonën e së ardhmes. /IndeksOnline/