75 Mall Live Search
09:00 / E Shtunë, 09 Maj 2026 / Gj Sh

Marca zbulon detaje të reja, ja kur nisën pakënaqësitë te Real Madrid

Gjatë kësaj jave, ka pasur një problem te Real Madridi, ku dy futbollistët Aurilien Tchouameni dhe Federico Valverde u rrahen mes vete.

Klubi mbretëror morri masa disiplinore ndaj tyre, duke i dënuar me nga 500 mijë euro secilin, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve të fundit nga mediumi spanjoll Marca, tensionet brenda kampit të Real Madrid kanë filluar shumë më herët sesa ishte menduar fillimisht.

Burimet pranë klubit bëjnë të ditur se shenjat e para të pakënaqësisë janë shfaqur që në muajin tetor, kur disa prej lojtarëve kryesorë nisën të vinin në dyshim metodat e punës së trajnerit Xabi Alonso.

Raporti thekson se kritikat janë përqendruar kryesisht te intensiteti i lartë taktik gjatë seancave stërvitore, analizat e vazhdueshme me video dhe një metodologji që nga disa futbollistë është konsideruar tepër rigjide dhe kërkuese.

Këto pakënaqësi vazhduan edhe nën drejtimin e Alvaro Arbeloas dhe shpërthyen në fillim të kësaj jave, me një përleshje e cila morri vëmendjen e mediave.

Mbetet të shihet nëse këto pakënaqësi do të ndikojnë në atmosferën e skuadrës gjatë fundit të sezonit, duke pasur parasysh edhe ndeshjen ”El Clasico” ndaj Barcelonës, e cila zhvilllohet të dielen./IndeksOnline/