Marcelo Bielsa arrin marrëveshje me përfaqësuesen e njohur

Tekniku argjentinas, Marcelo Bielsa, ka arritur marrëveshje për të drejtuar kombëtaren e Uruguait.
Tyc Sports raporton se Bielsa është një hap larg marrjes së detyrës si trajneri i ri i skuadrës uruguaiane dhe zyrtarizimi pritet të vij shumë shpejt, transmeton IndeksOnline.
Argjentinasi do ta zëvendësoj Diego Alonson, i cili ishte shkarkuar nga detyra pas eliminiminit në Kupën e Botës, në fazen e grupeve.
Bielsa është pa punë që nga viti i kaluar, ku u shkarkua nga posti i trajnerit të skuadrës angleze, Leeds United./IndeksOnline/