Marcelo fiton një tjetër trofe të madh

Ish-futbollisti i Real Madridit, Marcelo ka fituar një tjetë trofe të rëndësishëm në karrieren e tij.
Braziliani mbrë fitoi Kupën Libertadores me skuadrën e Fluminenses, e cila mposhti në finale Boca Juniorsin, me rezultat 2-1 pas Extra-Time, shkruan IndeksOnline.
35-vjeçari kështu u bë një prej futbollistëve që fitoi edhe Champions Leaguen edhe Copa Libertadores.
Marcelo sa ishte te Real Madridi arriti të fitonte 6 herë titullin e La Ligas, 5 herë Ligën e Kmapionëve, tri Superkupa të UEFA-së, katër herë Kupën e Botës për Klube, fitoi dy Kupa të Spanjës, 5 Superkupa të Spanjës dhe gjithashtu fitoi edhe Campionatin Carioca në Brazil me Fluminensen./IndeksOnline/