Marcelo po largohet, Real Madridi i gjen menjëherë zëvendësuesin

Skuadra e Real Madrid nga sezoni i ardhshëm nuk do ta ketë në përbërje mbrojtësin Brazilian, Marcelo.
Sipas “Marca”, braziliani do të largohet nga Real Madridi në merkaton verore, transmeton Indeksonline.
Vendin e Marcelos do ta zë Miguel Gutierrez, i cili luan për Real Madrid B. Ai do të promovohet në ekipin e parë.

Nga Real Madrid B do të promovohet edhe Antonio Blanco, i cili shihet si pasardhësi i Casemiros në të ardhmen./Indeksonline/
