75 Mall Live Search
21:43 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / Gj. Sh

Marcelo shënon gol të bukur për Olympiacosin, feston si Ronaldo (VIDEO)

Futbollisti brazilian, Marcelo, ka shënuar gol për Olypmiacosin në ndeshjen kundër Atromitos, e vlefshme për Kupën e Greqisë.

Mbrojtësi i majtë shënoi gol të bukur në minutat shtesë të pjesës së parë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së Olympiakosit, shkruan IndeksOnline.

Pas golit ai festoi me stilin e ish shokut të tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldos.

Ky ishte goli i tretë i Marcelos që nga transferimi te Olympiacos./IndeksOnline/