Marcelo tregon se nëse do të ribashkohet me Ronaldon në Juventus
Mbrojtësi brazilian Marcelo ka vazhduar të insistoj që nuk do të largohet nga Real Madrid në drejtim të Juventus.
“Nuk ka qenë asnjëherë në mendjen time që të shikoj ndonjë opsion tjetër.”, u shprehë Marcelo për Club del Deportista.
“Gjithmonë kam bërë gjithçka që të qëndroj në Real Madrid dhe kurrë nuk ka menduar se sa minuta do të luaj.”, vazhdoi ai.
“Nëse kam 15 minuta për çdo ndeshje, do të jepja çdo gjë në ato 15 minuta.”, përfundoi braziliani.
Marcelo është pjesë e Real Madrid që nga viti 2007 dhe ka qenë ndër më meritorët për sukseset e klubit spanjoll./Indeksonline/