Marco Reus i jashtëzakonshëm, mbrëmë e shikoi ndeshjen me tifozët e Borussia Dormtundit në “Iduna Park”
Futbollisti gjerman, Marco Reus mbrëmë ishte i pranishëm në tribunat e stadiumit “Iduna Park”.
Ai shkoi për ta përkrahur skuadrën e tij të zemrës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ndaj Bodo/Glimtit – e cila u mbyll 2:2, shkruan Indeksonline
Pasi u prit mirë nga drejtuesitë e “BVB-së”, Reus shkoi në tribuna te tifozët për ta përkrahur skuadrën gjermane.
36-vjeçari u largua nga Dortmundi në vitin 2014 dhe shkoi te LA Galaxy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai momentalisht është i lënduar, prandaj kishte kohë për ta vizituar ish-skuadrën dhe familjen e tij./Indeksonline/
Marco Reus dans la Südtribüne🥹🥹❤️❤️ pic.twitter.com/b0YLXgbGoi
— Marcgros Peus ⛧ 🖤💛 (@Omarborussen09) December 10, 2025

