Marco Reus merr një vendim të vështirë, nuk do të ju pëlqej tifozëve të Dortmundit

Marco Reus nuk do të jetë kapiten i Borusia Dortmundit për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori gjerman këtë e ka bërë të ditur përmes një video e cila është publikuar në kanalin zyrtar, shkruan IndeksOnline.
“Kisha shumë kohë për të reflektuar gjatë pushimeve dhe vendosa të dorëzoja shiritin e kapitenit. Ishte krenari dhe nder që e mbajta dhe faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë”, ka thënë Reus.
34-vjeçari është gati për sezonin e 12-të te Borusia Dortmund, që kur u transferua nga Monchegladbach në vitin 2012./IndeksOnline/