Marco Reus merr ofertën e parë, vjen nga Amerika

Futbollisti gjerman, Marco Reus pritet të nënshkruaj me një skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Reus u largua përfundimisht nga Borussia Dortmund dhe mbrëmë ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e verdhë, shkruan Indeksonline
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Reus ka marrë ofertën e parë.
Skuadra që dëshiron transferimin e lojtarit gjerman është Los Angeles Galaxy nga MLS-ja.
Po ashtu, për Reus ka interesime edhe nga skuadrat nga Arabia Saudite, por tani është në bisedime me La Galaxy./Indeksonline/