75 Mall Live Search
16:21 / E Shtunë, 18 Maj 2024 / G T

Marco Reus shënon një nga golat e fundit me Borussia Dortmundin në “Iduna Park”

Futbollisti gjerman, Marco Reus ka shënuar gol për Borussia Dortmundin në ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesliga.

Reus shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë për fanellën e Dortmundit në ndeshjen ndaj Darmstadtit, shkruan Indeksonline

Gjermani shënoi një gol në minutën e 38’të nga gjuajtja e lirë për rezultatin 2:0.

Ky ishte një nga golat e fundit të Reusit me fanellën e Dortmundit dhe para tifozëve të “Iduna Park”.

Kujtojmë që Reus do të largohet nga Dortmundi në fund të këtij sezoni. Përveç kësaj ndeshje, Reus do të luaj edhe në finalen e madhe në “Wembley” në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit./Indeksonline/