75 Mall Live Search
16:11 / E Shtunë, 04 Maj 2024 / G T

Marco Reus shënon një nga golat e fundit me Dortmundin

Skuadra e Borussia Dortmund është duke fituar 4:1 ndaj Augsburgut në ndeshjen e javës së 32-të në Bundesliga.

Golin e katërt në këtë takim për BVB e shënoi sulmuesi gjerman, Marco Reus në minutën e 34’të, shkruan Indeksonline

Reus shënoi një nga golat e fundit me fanellën e Borussia Dortmundit, pasi dje njoftoi largimin nga kjo skuadër pas 12 vjetëve.

Kujtojmë që ky ishte goli i pestë i 34 vjeçarit në Bundesliga këtë sezon. Ai poashtu ka bërë edhe gjashtë asiste./Indeksonline/