75 Mall Live Search
20:15 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Burim

Marco Verratti bëhet me ekip të ri

Mesfushori i njohur italian, Marco Verratti, ka vendosur të ndryshojë ekip, por do të vazhdojë të luajë në Katar.

32-vjeçari largohet nga Al Arabi dhe ka firmosur si lojtar i lirë me Al Duhail.

Ish-ylli i PSG-së dhe kombëtares italiane do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit në Katar, teksa synon të japë kontributin e tij në mesfushën e Al Duhail, raporton IndeksOnline.

Verratti iu bashkua Katarit në verën e vitit të kaluar, duke u larguar nga PSG pas një dekade suksesi, ku fitoi tituj të shumtë dhe u konsiderua ndër mesfushorët më të mirë në Evropë.

Edhe pse në moshën 32-vjeçare, shumë lojtarë të kalibrit të tij vazhdojnë të luajnë në elitën europiane, ndërsa Verratti ka zgjedhur të vazhdojë aventurën në Lindjen e Mesme. /IndeksOnline/