Mareci po ndryshon, komuna e Prishtinës po e lidh me qytet

Fshati i Behgjet Pacollit, Mareci pritet të lidhet edhe më shumë me qytet. Kjo fal një investimi që po bëhet nga Komuna e Prishtinës.
Nënkryetari Alban Zogaj dhe drejtorët Krenar Xhaferi e Izet Sadiku ishin në terren për të parë punimet që po bëhen atje.

“Sot, bashkë me Drejtorët z. Krenar Xh Xhaferi, z. Izet Sadiku, dhe asambleistin z. Milazim Vitija, vizituam fshatin Marec. Nga afër përcjellem punimet të cilat po bëhen, në rr. Rrahim dhe Shabi Gërbeshi. Ndërtimi i kësaj rruge do të krijoj qasje për banorët e Marecit në qytet dhe do të përmirësojë infrastrukturën rurale në këtë pjesë” shkruan nënkryetari Zogaj në njoftim./Indeksonline/