Maresca e konfirmon largimin e dy lojtarëve nga Chelsea: S’mund të marrin minuta me mua!

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca në konferencë për media sot foli edhe për të ardhmen e dy lojtarëve të tij, Raheem Sterling dhe Ben Chilwell.
Kjo dyshe e lartëpërmendur pritet që të largohen nga Blutë e Londrës gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Indeksonline
Lajmin e dha edhe vet trajneri Maresca në konferencë për media para ndeshjes së play-offit kundër Servetit në UEFA Conference League.
“Unë jam treguar i sinqertë. I thashë Sterlingut dhe Chilwellit të gjejnë skuadra të reja. U thashtë atyre që do ta kenë të vështirë të kenë minutazh me mua”, u shpreh trajneri italian
Kujtojmë që Chelsea nesër luan ndeshjen ndaj ekipit zvicran në Conference League, takim ky që zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”./Indeksonline/
🚨🔵 Raheem Sterling and Ben Chilwell are now officially OUT of Chelsea project as they are training apart from first team.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 21, 2024
Enzo Maresca: “I just try to be honest… I told Raheem he’s going to struggle to get minutes with us. Chilly, he’s going to struggle here too”. pic.twitter.com/k9NdHUeeDc