75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / G T

Maresca e thotë sërish: Nuk jemi në luftë për titull, ky është realiteti!

Trajneri italian, Enzo Maresca, në konferencë për media e ka përmendur sërish luftën për titull kampioni në Premier League.

Edhe pse skuadra e tij është e dyta në tabelë mbrapa Liverpoolit, sipas Maresca-s nuk janë për titull, shkruan Indeksonline

“Nuk jemi në luftë për titull dhe këtë nuk po e them për shkak të presionit për futbollistët, për klubin apo për mua. Por, ky është realiteti. Shpresoj që një ditë, do jemi në luftë për titull”, u shpreh Enzo Maresca

Nesër skuadra e Chelseat luan ndaj Fulhamit në Premier League. Kurse gjatë këtij sezoni ka grumbulluar 35 pikë./Indeksonline/