75 Mall Live Search
15:18 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / Gj. Sh

Maresca flet për largimin e mundshëm të Noni Madueke

Arsenali ka nisur bisedimet konkrete për transferimin e sulmuesit të Chelseas, Noni Madueke.

Edhe pse nuk ka asnjë marrëveshje, gazetari Fabrizio Romano raporton se Madueke hapur për t’u transferuar te ”Topçinjët”, por pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, pasi fakusi kryesor i tanishëm është aty, shkruan IndeksOnline.

E për transferimin e Madueke te Arsenali ka folur edhe trajneri i Chelseas, Enzo Maresca.

“Noni ka qenë shumë i rëndësishëm për ne. Por mesazhi im për lojtarët dhe klubin është se dua vetëm lojtarë që janë të lumtur të jenë me ne. Ata që nuk janë të lumtur, janë të lirë të largohen. Noni ka qenë shumë i mirë gjatë sezonit.”, ka deklaruar Maresca./IndeksOnline/