75 Mall Live Search
14:54 / E Martë, 24 Dhjetor 2024 / L A

Maresca flet për Mudryk pasi ishte i pranishëm në meçin Usyk-Fury

Anësori ukrainas, Mykhailo Mudryk është suspenduar përkohësisht nga futbolli.

Dhe në këtë kohë ndalese Mudryk, kishte qenë i pranishëm në Rijad të Arabisë Saudite për të përkrahur bashkëkombasin e tij, Oleksandr Usyk i cili mposhti britanikun Tyson Fury të shtunën që lamë pas.

Për këtë gjë ka folur edhe trajneri i tij, Enzo Maresca.

“Në këtë moment është mirë që ai mund të shkëputet pak nga situata”. Kam folur me Mishën, ne përpiqemi ta mbështesim atë. Tani ne jemi vetëm duke pritur”, u shpreh Maresca./IndeksOnline/