Maresca konfirmon interesimin për një sulmues: Do na kryente punë një 9-sh!

Skuadra e Chelseat nuk e ka ndërmend të ndalet me transferime gjatë afatit kalimtar të verës.
Blutë e Londrës tashmë janë të interesuar për një sulmues të ri, shkruan Indeksonline
Edhe trajneri, Enzo Maresca e konfirmoi një gjë të tillë në konferencë për media para ndeshjes ndaj Wolves në Premier League.
“Nëse kemi mundësinë për të nënshkruar me një 9-sh të mirë, do të na ndihmonte të bënim diferencën. Pra ne do të përpiqemi”, tha trajneri Maresca në konferencë për media
Kujtojmë që momentalisht Chelsea ka dy sulmues të qendrës, duke përfshi këtu Nicolas Jackson dhe Marc Guiu./Indeksonline/
🔵👀 Enzo Maresca on Chelsea to sign new striker: “If we have the chance to bring in a nine that can help us and make the difference… then, we are gonna try”. pic.twitter.com/x5lXGoeObd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 23, 2024