Maresca konfirmon rikthimin e Delap
Sulmuesi anglez, Liam Delap do të rikthehet nga lëndimi.
Kështu tha trajneri i “Bluve”, Enzo Maresca në konferencën për shtyp para ndeshjes së “Carabao Cup” ndaj Wolves.
Mirëpo italiani nuk tha se ai do të nis nga minuta e parë.
“Liam Delap është rikthyer, është i disponueshëm për nesër. Por 90 minuta, jo ende”. “Ai ka qenë jashtë për muaj të tërë dhe tani duhet të menaxhohet mirë”, tha Maresca.
Kujtojmë se Chelsea, do të jetë mysafir në ndeshjen e “Carabao Cup” ndaj Wolves, e cila fillon në orën 20:45./IndeksOnline/

