75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / L A

Maresca konfirmon rikthimin e tre yjeve nga lëndimi

Trajneri italian, Enzo Maresca ka folur para ndeshjes derbi ndaj Tottenhamit.

“Blutë” e Londrës, do të tentojnë ta arrijnë fitoren ndaj Spursave, në mënyrë që të konsolidojë pozitën e tyre në top 4-she të Premierligës.

Maresca, gjithashtu ka konfirmuar rikthimin nga lëndimi të yjeve të skuadrës si Noni Madueke, Cole Palmer dhe Nicolas Jackson.

“Cole Palmer, Nico Jackson dhe Noni Madueke janë kthyer të gjithë dhe në dispozicion këtë javë”, u shpreh Maresca.

Kujtojmë se Chelsea, do të presë në “Stamford Bridge” skuadrën e Tottenhamit, me ndeshjen që zhvillohet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/