75 Mall Live Search
23:52 / E Martë, 24 Dhjetor 2024 / MSH

Maresca me fjalë të mëdha për Palmerin: I shënuar, por…

Trajneri i Chelsea-t, Enzo Maresca, ka thurur lëvdata për yllin e skuadrës, Cole Palmer.

Palmer është duke pasur sezonin më të mirë deri më tani, dhe patjetër që trajneri i “Blu-ve” nuk e mohon impaktin e tij në fushë, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, Maresca thotë se nuk mund të mbështeten vetëm te Palmer.

“Vazhdoj të them se nuk mund të mbështetemi vetëm te Cole Palmer. Atij po i duhet të adaptohet me lojën sepse ka qenë i shënuar në pothuajse çdo ndeshje” ka thënë Maresca.

Chelsea pati stërvitje sot, përpara ndeshjes së të enjtes, me Fulhamin.

Palmer ka luajtur në 17 ndeshje të Chelsea-t në ligën angleze këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe duke kontribuar me 6 asiste./IndeksOnline/