Maresca pyetet për Sterlingun dhe Disasin, merr një shembull të fortë: Babai im punoi si peshkatar, ai kishte jetë të vështirë…!

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca u paraqit në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Manchester Unitedit në javën e pestë në Premier League.
Maresca u pyet nga gazetarët në lidhje me futbollistët, Raheem Sterling dhe Axel Disasi, të cilët nuk po stërviten me ekipin e parë, shkruan Indeksonline
“Babai im është 75 vjeçar. Ai punoi më shumë se 50 vjeç si peshkatar. Nga ora 2 e mëngjesit deri në 10 të mbrëmjes. Kjo është jetë e vështirë. Jo për lojtarët”, u shpreh Maresca
Kujtojmë që dyshja e përmendur dështuan të gjenin skuadra të reja gjatë afatit kalimtar të verës dhe ende janë në kërkim të aventurës së re./Indeksonline/