75 Mall Live Search
09:30 / E Martë, 21 Nëntor 2023 / AR

Margot Robbie e fiksuar pas Dua Lipës

Gjatë ceremonisë së çmimeve Power of Women të Variety, Margot Robbie u përball me një moment të papritur pasi humbi zërin.

Ylli i ‘Barbie’ iu drejtua bashkëshortit të saj, duke i kërkuar që të ndërhynte dhe të përfundonte fjalimin e saj.

Në fjalimin e mbajtur nga bashkëshorti i saj, Robbie jo vetëm shprehu mirënjohjen, por zbuloi edhe një sekret të lezetshëm, dashurinë e saj për këngëtaren Dua Lipa.

Publiku reagoi me duartrokitje ndërsa edhe në rrjete sociale shumë reagues ndanin të njëtin mendim.